Regjistrohuni për të marrë informacione të përditësuara mbi ofertat javore, produktet me ulje dhe ato në likuidim, produkte ekskluzive, si dhe rekomandime dhe oferta të personalizuara. Mund të çregjistroheni në çdo moment.


















Braun
Lëkurë e bukur si sapo të kesh dalë nga salloni i bukurisë? Sistemi 3 në 1 Braun FaceSpa Pro 912 është një komplet i plotë për kujdesin e fytyrës që të mundëson të kujdesesh për lëkurën tënde në shtëpi po aq profesionalisht sa tek estetistja. Është pajisja e parë në botë që kryen heqjen e qimeve të fytyrës, pastrimin dhe tonifikimin e lëkurës.
Koka ultra e hollë e epilatorit kap me saktësi qimet më të shkurtra dhe i heq ato nga rrënja. Aksesori me furçë ekstra të butë pastron lëkurën tërësisht pa e irrituar. Koka mikro-vibruese, e frymëzuar nga praktikat japoneze të kujdesit për lëkurën, aplikon me lehtësi kremrat dhe tonifikon lëkurën.
Dhuroji vetes një lëkurë të lëmuar dhe me pamje rinore që do të shkëlqejë me bukuri natyrale.