Regjistrohuni për të marrë informacione të përditësuara mbi ofertat javore, produktet me ulje dhe ato në likuidim, produkte ekskluzive, si dhe rekomandime dhe oferta të personalizuara. Mund të çregjistroheni në çdo moment.












GUERLAIN
Koleksioni i parfumeve Aqua Allegoria i bën nder mrekullive të botës. Çdo krijim feston bukurinë e natyrës dhe zbulon lëndë të para dhe nota të jashtëzakonshme të sublimuara nga Parfumeur-Eksploruesit tanë.
Zbuloni Épices Exquises, evokimi i një udhëtimi ndijor dhe mbështjellës. I frymëzuar nga aromat pikante të kafesë me kardamom, Thierry Wasser shpreh kontrastet e erëzave të çmuara në një dritëhije olfaktive që zgjon shqisat. Fasetat e freskëta dhe elegante të Kardamomit takohen me një bazë të ngrohtë, intensive dhe sensuale, të sublimuar nga Piper i Zi dhe notat drunore të Oud, Patchouli dhe Sandali.
"Me Épices Exquises desha të rikrijoj aromën befasuese të notave të papërmbajtshme pikante të Kafesë me Kardamom që më ofrohet në çdo udhëtim timin në Lindjen e Mesme. Përzierja unike e erëzave të kësaj kafeje krijon në kujtesën time ndjesi të këndshme kontrastuese: notat e freskëta të kokës së Kardamomit takojnë një bazë të ngrohtë, piperoze dhe sensuale. Një aromë dehëse." - Thierry Wasser, Maître-Parfumeur Guerlain
Absolus Allegoria, koleksioni i parfumeve Absolus, është një udhëtim mbështjellës dhe misterioz në mrekullitë e botës në perëndim të diellit: aroma që festojnë një natyrë të thellë dhe të fuqishme, të shoqëruara nga kontrastet mahnitëse të dritës së hënës.
Si dëshmi e angazhimit të Guerlain për mbrojtjen e planetit, parfumet Absolus Allegoria përmbajnë deri në 90% përbërës me origjinë natyrore*. Alkooli francez i Panxharit në formulat e tyre vjen nga një zinxhir furnizimi i bazuar në metoda të bujqësisë së përgjegjshme.
Épices Exquises përdor shishen legjendare të koleksionit Aqua Allegoria, të prodhuar në Francë me 15% xham të ricikluar. Sprucuesi i lëvizshëm dhe lyerja transparente lehtësojnë riciklimin.
*Nga 90% në 94% të përbërësve me origjinë natyrore