Regjistrohuni për të marrë informacione të përditësuara mbi ofertat javore, produktet me ulje dhe ato në likuidim, produkte ekskluzive, si dhe rekomandime dhe oferta të personalizuara. Mund të çregjistroheni në çdo moment.










HERMÈS
KRIJIMI
Terre d'Hermès Eau Givrée eksploron dy forca të kundërta në këtë interpretim të ri ndijor: freskinë dhe fuqinë. Për Christine Nagel, parfumeur i Hermès, “një cipë bryme e bën tokën pjellore dhe e ngre atë me një forcë të re dhe rigjallëruese.”
NOTAT NDIIORE
Si një frymë akulli mbi notat minerale dhe drunore të Terre d'Hermès, Eau de Parfum Terre d'Hermès Eau Givrée është një përbërje ndijore befasuese, ku forca e kedrit takohet me freskinë e mprehtë të manave të dëllinjës dhe fuqinë e piperit të Timut.
OBJEKTI
I hijshëm dhe i ndritshëm, shishja ngjall idenë e brymës falë xhamit të mermerizuar dhe aluminit të larë. Baza në formë H, që lë gjurmën e saj mbi tokë, merr kodet e shishes emblemike të Terre d'Hermès.
ETIKA
Shishja, prej xhami dhe alumini, është e riciklueshme dhe e rimbushshme. Një objekt i krijuar për të zgjatur dhe një gjest miqësor me mjedisin.
DETAJI HERMÈS
Shishja Terre d'Hermès Eau Givrée përmban “clou de selle” të Hermès, kapakun rrëshqitës që lejon përdorimin e sprucuesit dhe shumë detaje të tjera.
Projektuar nga Philippe Mouquet, frymëzohet nga shishja e një seti udhëtimi, e ruajtur në muzeun Emile Hermès.